Botë
Portet ukrainase në Detin e Zi rifillojnë punën
28.07.2022 10:52
Portet e Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara për eksportet e drithërave rifilluan nga puna, njoftoi Marina e Ukrainës....

Portet e Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara për eksportet e drithërave rifilluan nga puna, njoftoi Marina e Ukrainës. Por anijet e transportit janë ende në pritje deri sa të përcaktohen itineraret e sigurta për lundrim.Ndërkohë në qytetin turk të Stambollit është hapur një qendër për kontrollin e eksporteve .Anijet e ngarkuara me drithëra që do të largohen nga portet e Ukrainës përmes Detit të Zi do të kontrollohen në Ngushticën e Bosforit, si kur hyjnë dhe edhe kur dalin nga Deti i Zi, për t’u siguruar që nuk kanë të ngarkuara armë ose objekte të ngjashme.
Qendra e koordinimit do t’i regjistrojë anijet tregtare dhe do të gjurmojë ndër të tjera lëvizjet e tyre nëpërmjet satelitit, tha Akar.
Qendra e koordinimit është pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia të premten në Stamboll për heqjen e bllokadës së porteve të Ukrainës. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, kërkoi në Moskë që eksportet e drithërave nga Ukraina dhe Rusia të fillojnë njëkohësisht dhe që pengesat për eksportin e drithërave nga Rusia të hiqen shpejt.
