Botë
Rama: Ndryshojmë rajonin me “Ballkanin e Hapur”
28.07.2022 13:54
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria sot është baza politike e SHBA në Ballkan...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria sot është baza politike e SHBA në Ballkan e falë kësaj marrëdhënieje, edhe rajoni i Ballkanit do të ndryshojë përgjithmonë.
“Me “Ballkanin e Hapur”, që është një projekt 100% i dakordësuar dhe 100% i mbështetur pa asnjë rezervë nga SHBA, do të bëjmë të mundur që e shkuara e cila vazhdon të jetë kërcënim edhe sot, të mos jetë më kurrë kërcënim për Ballkanin, por të jetë vetëm një thesar dijeje dhe mësimesh për sesi historia nuk duhet të përsëritet”, tha Rama.
Ai shtoi se natyrisht që do të ketë ende përballje me forca që duan ta mbrojnë edhe Ballkanin dhe Kosovën nga çartja e SHBA, por u shpreh i bindur se nuk do ia dalin.
