Maqedoni

Mbyllet kërkimi për Martin Jovanovskin

28.07.2022 14:09

Organizata joqeveritare greke OFKAT, hoqi dorë nga kërkimet për Martin Jovanovskin...

Organizata joqeveritare greke OFKAT, hoqi dorë nga kërkimet për Martin Jovanovskin, i cili u zhduk në ujërat e detit në Halkidiki 20 ditë më parë.
 
“Përpjekjet për ta lokalizuar gjatë gjithë kësaj kohe fatkeqësisht rezultuan të pafrytshme edhe pse “përziem” detin, tokën dhe qiellin dhe u dha ndihma nga të gjitha entet qeveritare. Ndaj le ta lëmë detin të bëjë “punën” e tij për disa ditë me shpresën se në një moment do të na e kthejë. Ne jemi dakord me familjen e tij dhe prandaj nuk do të lejojmë që çështja të mbyllet.", thonë nga OFKAT.
 
Dy miqtë e Martinit që notuan bashkë me, të në natën e fatkeqsisë, u gjetën 20 orë pasi rrymat detare i tërhoqën në det në Poseidy.