Maqedoni
Godet rrufeja, digjen katër shtëpi në Prilep
28.07.2022 14:14
Gjatë stuhisë së djeshme në Prilep, rrufeja ka goditur një shtëpi dhe ka shkaktuar zjarr...

Gjatë stuhisë së djeshme në Prilep, rrufeja ka goditur një shtëpi dhe ka shkaktuar zjarr, i cili më pas është përhapur në tri shtëpi fqinje. Zjarri ka rënë rreth mesnatës në rrugën Kozara dhe katër shtëpitë janë djegur plotësisht.
Ekipet në Prilep kanë intervenuar menjëherë me 4 vetura dhe 17 zjarrfikës dhe kanë luftuar për shuarjen e zjarrit, deri në orën tre të mëngjesit. Fatmirësisht përvec dëmeve material, nuk ka persona të lënduar.
