Maqedoni
Ministria e Kulturës: Me rebalancin u shkurtuan 34.6% e mjeteve
28.07.2022 14:22
Me rebalancin e buxhetit është shkurtuar 34.6% e buxhetit të Ministrisë së Kulturës, thotë ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska.....

Me rebalancin e buxhetit është shkurtuar 34.6% e buxhetit të Ministrisë së Kulturës, thotë ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska. Sipas saj, pjesa më e madhe e shkurtimeve janë bërë në pjesën programore, me qëllim të rritjes së rrogave për të punësuarit në këtë ministri.
“I shkurtuam apo ridedikuam mjete nga ato pjesë ku kemi vlerësuar se ajo është e mundur dhe do të jetë më e qëndrueshme dhe më e mundur. Pjesa më e madhe e shkurtimeve ka qenë te pjesa programore e Ministrisë së Kulturës, me atë që janë bërë shkurtime shtesë edhe të vet Ministrisë së Kulturës, mjete që ishin paraparë për furnizim të IT pajisjeve në ministri. Shpërblime për të punësuarit që ekziston në buxhet për të punësuarit në Ministrinë e Kulturës. Këto shkurtime bëhen për rrogat e të punësuarve në Ministrinë e Kulturës, sepse të punësuarit në Ministrinë e Kulturës janë edhe administrata publike dhe duhet rregulluar rritja e rrogave të tyre.”,- deklaroi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska.
Shkurtimet buxhetore kanë të bëjnë edhe me rritjen e shpenzimeve për energji elektrike për institucionet kulturore, tha ministrja, duke shtuar se më pak të prekura janë investimet kapitale, sepse siç thotë ajo për aktivitete kulturore janë të nevojshme institucionet.
GYLTENE SINANI
