Maqedoni

Protesta në Veles, punonjësit e "Kolska" ndaluan trenat

28.07.2022 14:38

Punëtorët e fabrikës “Kolska” pas tetë muajsh sërish në protesta....

Punëtorët e fabrikës “Kolska” pas tetë muajsh sërish në protesta. Në stacionin e trenit në Veles nga ana e protestuesve janë ndalur trenat e udhëtimit të Hekurudhave të RMV-së për në Gjevgjeli dhe Manastir. Por, kësaj radhe jo për shkak të vonesës së pagave, por për shkak të vendimit të DAP-it për të shitur një pjesë të pronës së “Kolska” për shkak të borxhit.
 
“Nga DAP këto ditë ka ardhur një dokument për një pagesë të detyrueshme përmes pasurive të patundshme, përmes objektet që janë në kompani, ndërtesat, impiantet dhe gjera të tjera. Bëhet fjalë për një borxh prej 37 milionë denarë.”,- tha kryetari i Organizatës Sindikale të "Kolska", Toni Arsovski.
 
“Kur isha i punësuar, ishin 550 punëtorë, tani jemi 70 punëtorë. Unë nuk shoh të ardhme, për një vit e gjysmë ne vet do ta mbyllemi, pasi të gjithë janë mbi 60 vjeç. Nuk pranojnë punëtorë të rinj dhe për dy vjet mund t'i mësojmë ata punëtorë nëse i pranojnë.”,- u shpreh protestuesi, Zharko Dalevski. 
 
Lidhja e Sindikatave beson se është e mundur të ndihmohen 80 punëtorët në fabrikë. Ata do të bëjnë kallëzim në Inspektoratin Shtetëror të Punës, pasi në “Kolska” prej disa muajsh është paguar një pagë më e ulët se minimumi ligjor. Ata do të kërkojnë nga gjykata që “Kolska” të vendoset në një “kornizë” sipas mjeteve të nevojshme për të siguruar kushte minimale të punës, në mënyrë që DAP të mos e shesë pronën dhe të bllokojë llogarinë. 
 
“Nuk mundet që shteti të dërgojë zgjidhje për pagesë të detyruar dhe të mos dërgojë inspektim sepse paguhet nën pagën minimale, e cila është rregulluar me rregulloret ligjore të qeverisë. Pra, ne nuk duam që shteti të ketë standarde të dyfishta për punëtorët dhe punëdhënësit.”,- theksoi kryetari i Lidhjeve së Sindikatave të RMV-së, Darko Dimovski.
 
Për momentin në “Kolskaa” janë gjetur 20 vagonë ngarkues të Hekurudhave Maqedonase, dhjetë të OILKO-s dhe një veturë pasagjerësh. Por për t'i riparuar nuk kanë fonde për të punuar, për shkak të bllokimit të llogarisë. Sipas sindikatës së degës për komunikacion dhe lidhje, zgjidhja e vetme e mundshme është bashkimi i Kolskas me Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura. Protesta do vazhdojnë dhe në ditët në vijim, deri në takimin me përfaqësuesit e qeverisë.

SEDAT SELIMI