Botë
Davutollu krahason Netanjahun me terroristët
15.01.2015 15:58
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed është një provokim i rëndë...

"Liria e shtypit nuk do të thotë liri për ofendim. Ne nuk mund t’i lejojmë fyerjet ndaj Profetit Muhamed”- u ka thënë Davutoglu gazetarëve në Ankara.
Davutoglu e ka kritikuar Benjamin Netanjahun për prezencën e tij në marshin e Parisit, duke thënë se ai kryen krime kundër njerëzimit njëlloj sikur edhe terroristët që kryen masakrën në Paris.
“Ne përsërisim, Netanyahu, si kokë e qeverisë e cila masakroi fëmijët duke luajtur në plazh dhe shkatërroi mijëra shtëpi dhe e ktheu në normale faktin që duhet të vriten palestinezët dhe e cila ka kryer operacion kundër qytetarëve tanë në një anije me ndihma në ujërat ndërkombëtare, ka kryer krime kundër njerëzimit, të njëjta si ato të cilat i kryen terroristët në masakrën e Parisit. Ai nuk mund të shpëtojë nga kjo. Prania e tij atje nuk mund të demonstrojë ndërgjegjen njerëzore”- deklaroi kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Komentet vijnë një javë pasi militantët islamist kanë vrarë 12 persona në një sulm në revistën satirike “Charlie Hebdo” në Paris dhe pesë të tjerë në një sulm të mëvonshëm. Sulmuesit kanë thënë se janë hakmarrë për profetin, karikaturën e të cilit e ka publikuar revista franceze.
Në një tjetër zhvillim, talibanët afganë kanë përgëzuar sulmin në “Charlie Hebdo”, duke thënë se botimi i karikaturave të profetit është një “akt i turpshëm”.
LEUNORA KALIQI
