Maqedoni
Mickoski: Një propozim i arsyeshëm nga Pendarovski
28.07.2022 16:03
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mirëpritur qëndrimin e presidentit Stevo Pendarovski....

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka mirëpritur qëndrimin e presidentit Stevo Pendarovski për organizimin e referendumit me pyetjen: A dëshironi të hyni në BE me këto kushte? Pendarovski ka thënë se opozita se duhet të dalë me formulim të sinqertë të pyetjes, ndërsau ka kërkuar partive të tjera që në rast të organizimit të referendumit, ata nuk duhet të thërrasin në bojkot. “Më në fund një propozim i arsyeshëm nga Pendarovski” ka deklaruar Mickovski.
“Më duhet të pranoj se për herë të parë pas një kohe të gjatë mund të jemi në të njëjtën gjatësi valore me Pendarovskin, edhe unë në atë drejtim po mendoj që të dal me një formulim të pyetjes para Këshillit Ekzekutiv, por edhe para qytetarëve. Por, gjithashtu pres që Pendarovski pastaj t'i thërrasë edhe partitë e tjera politike në Maqedoni, nëse kjo është thelbi i çështjes dhe ata të shkojnë në referendum.",- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Mickoski: Referendumi, akti më i lartë i demokracisë
Referendumi është akti më i lartë i demokracisë në një vend dhe përmes tij qytetarët duhet të vendosin nëse duan, siç thotë ai, të kenë një të ardhme evropiane të bullgarizuar dhe asimiluar ose si krenarë dhe dinjitoz.
“E ardhmja evropiane dhe dëshira e qytetarëve, por edhe e subjekteve politike, asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje dhe nuk ka pasur dilemë, por vetëm rrugën. E tani, për fat të keq, kjo qeveri kriminale, për të marrë praktikisht një amnisti të kushtëzuar nga ndërkombëtarët për krimet që bën, nuk e ka problem të shesë dhe të kënaqë disa burokratë në kërkesat e tyre. Por unë mendoj se po ecim në drejtimin e duhur dhe ja ajo që çfarë tha tani Pendarovski që t'u jepet mundësia qytetarëve të vendosin se cila do të jetë e ardhmja e tyre evropiane, nëse është ajo e ofruar nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, apo krenar dhe dinjitoz.",- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
SANIJE DURAKU
