Botë
Hapen fronte të reja lufte, beteja ushtarake për ta rimarrë Khersonin
28.07.2022 16:58
Janë hapur fronte të reja lufte rajonin Khersonit, qyteti i pushtuar nga Rusia....

Janë hapur fronte të reja lufte rajonin Khersonit, qyteti i pushtuar nga Rusia. Ushtria ukrainase i filloi sulmet dhe tenton ta rikthej kontrollin mbi këtë qytet,duke goditur një urë strategjike mbi lumin Dnjepër.
“Operacioni për çlirimin e Khersonit “ka filluar tashmë”. Forcat e Kievit po planifikonin të izolonin trupat ruse atje dhe t’u linin atyre tri mundësi: “të tërhiqen nëse është e mundur, të dorëzohen ose të asgjësohen.”,- tha këshilltari i presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovich Oleksiy.
“Jam I kujdesshëm në vlerësimin e afatit kohor të kundërsulmit të mundshëm. Unë me të vërtetë do të doja që ai të ndodhte më shpejt sepse armiku tani po përqendron numrin maksimal (të forcave) pikërisht në drejtim të Khersonit. Një lëvizje shumë e madhe e trupave të tyre ka filluar, ata po mbledhin forca shtesë.”,- u shpreh sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Danilov.
Ushtria britanike vlerësoi se kundërsulmi i Ukrainës në Kherson “po mbledh vrull”. Ukraina ka përdorur artilerinë e saj të re me rreze të gjatë veprimi për të dëmtuar të paktën tri nga urat mbi lumin Dnjepër, në të cilat Rusia mbështetet për të furnizuar zonat nën kontrollin e saj”. Rusia i quan të rreme këto informacione.
“Ura është hedhur në erë të gjithë i gëzon - por këto janë vetëm iluzione, gënjeshtër e pastër. Asnjë nga nazistët nuk ka hyrë dhe nuk do të hyjë kurrë në Kherson. Ura e “shkatërruar” që mund ta shihni pas meje ekziston ende dhe thënë objektivisht nuk e ndryshon rezultatin dhe situatën me këtë histeri nga nazistët ukrainas.”,- tha nënkryetari i Administratës Civile-Ushtarake të Khersonit i Emëruar nga Rusia, Kirill Stremousov.
Bombardohen pas disa muajsh Kievi dhe Chernihivi
Forcat ruse gjithashtu kanë bombarduar rajonet e Kievit dhe Chernihivit, zona që nuk janë shënjestruar prej disa javësh. Trupat ruse u tërhoqën nga rajonet e Kievit dhe Chernihivit muaj më parë, duke mos arritur të pushtonin asnjërën. Sulmet e ripërtërira në këto zona ndodhin një ditë pasi udhëheqësi i separatistëve pro-Kremlinit, Denis Pushilin, u bëri thirrje publikisht forcave ruse të “çlirojnë qytetet ruse të themeluara nga populli rus – Kiev, Chernihiv, Poltava, Odesa, Dnipropetrovsk, Kharkiv, Zaporizhia dhe Lutsk”.
FARIJE DAUTI BAKIU
