Maqedoni
Kovid-19, 5 të vdekur e 884 të infektuar
28.07.2022 17:57
Instituti i Shëndetit Publik në njoftimin e sotëm për gjendjen me pandeminë ka njoftuar për 5 të vdekur dhe 884 të infektuar.....

Instituti i Shëndetit Publik në njoftimin e sotëm për gjendjen me pandeminë ka njoftuar për 5 të vdekur dhe 884 të infektuar.
Në 24 orët e fundit nga 1.866 të testuar janë regjistruar 884 raste pozitive, 190 prej të cilëve janë riinfektime. Po ashtu janë regjistruar edhe 745 të shëruar dhe një person i vdekur në 24 orët e fundit. Ndërsa edhe për katër të vdekur është njoftuar nga “Termini im” nga 29 qershori deri më 25 korrik.
Numri i rasteve aktive është rritur në 5.026 të infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 2231 janë në Shkup.
