Botë

Forcat ruse sulmojnë qytetin qendror të Ukrainës, vdesin 5 persona, plagosen 25 të tjerë

28.07.2022 18:35

Pesë persona janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me raketa ruse në një shkollë fluturimi....

Pesë persona janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me raketa ruse në një shkollë fluturimi në qytetin qendror të Ukrainës Kropyvnytskyi ditën e sotme (28 Korrik).
 
Guvernatori tha se dy raketa goditën hangarët në qytetin qendror të Ukrainës rreth orës 12:20 me kohën lokale.
 
Raikovych tha se të plagosurit po trajtohen, duke shtuar se lëndimet e tyre nuk ishin të rënda sa t’u rrezikonin jetën.