Kulturë
Velesi shpallet “Qyteti i kulturës” për vitin 2015
15.01.2015 16:02
Ministria e Kulturës ka shpallur qytetin e Velesit si “Qytet të kulturës” për vitin 2015...

Deri te ky epitet Velesi erdhi pasi që pushteti lokal paralajmëroi 200 ngjarje dhe 67 manifestime kulturore, me çka do të hapin dyert për artistët dhe publikun e gjerë jo vetëm vendas, por edhe të huaj.
“Deri te Ministria e Kulturës ishin të dorëzuara 3 fletëparaqitje për konkursin nga Komuna e Negotinës, Velesit dhe Strumicës. Komisioni profesional pas shqyrtimit të aplikacioneve e zgjodhi Velesin si “Qyteti i kulturës” për vitin 2015”- deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Kryetari i Komunës së Velesit, Sllavço Kadiev, bëri të ditur se manifestimet kulturore fillojnë më 18 janar dhe zgjasin deri në fund të vitit 2015.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
