Botë
Senati amerikan me resolute, Rusia të përcaktohet si vend që sponsorizon terrorizmin
29.07.2022 11:43
Senati amerikan aprovoi në mënyrë unanime një rezolutë, me të cilën i kërkojnë sekretarit të shtetit, Antony Blinken...

Senati amerikan aprovoi në mënyrë unanime një rezolutë, me të cilën i kërkojnë sekretarit të shtetit, Antony Blinken, të përcaktojë Rusinë si një vend që sponsorizon terrorizmin, për veprimet e saj në Çeçeni, Gjeorgji, Siri dhe Ukrainë. Veprime që rezultuan në vdekjen e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm.
Një masë e ngjashme u prezantua në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndonëse nuk është detyruese, rezoluta rrit presionin mbi administratën e Bidenit për të përfshirë Rusinë në listën e vendeve sponsorizuese të terrorizmit, e cila përfshin Kubën, Korenë e Veriut, Iranin dhe Sirinë.
