Maqedoni

Diegja e Spitali modular, VMRO-DPMNE: Aktakuza jo e plotë, po i fshehin fajtorët e vërtetë

29.07.2022 12:06

VMRO-DPMNE ka reaguar sërish sot në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë në lidhje me djegien e spitalit modular në Tetovë...

VMRO-DPMNE ka reaguar sërish sot në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë në lidhje me djegien e spitalit modular në Tetovë. Thonë se në rastin konkret Prokuroria nuk ka përfshirë fajtorët e vërtetë.
 
“Aktakuza e paralajmëruar për tragjedinë me spitalin modular nuk është e plotë dhe nuk i përfshin fajtorët e vërtetë, por persona të cilët janë shumë poshtë piramidës së përgjegjësisë. Kjo vetëm dëshmon se edhe rasti me spitalin modular, njëjtë si edhe me tragjedinë me “Durmo Turs”-in dhe “Besa Trans”-in, zhvillohet pa u gjetur shkaktari i vërtetë brenda  sistemit. Aktakuza nuk i jep përgjigjet se cili është roli i Ministrisë së Shëndetësisë në ndërtimin e këtyre objekteve, si kanë marrë leje që të punojnë nga instancat  kompetente, cila është përgjegjësia për materialet prej të cilëve ishte ndërtuar objekti dhe një varg i faktorëve të tjerë të cilët e shkaktuan tragjedinë”, thonë nga VMRO.