Botë
Mbajtja e maskave mbrojtëse, sërish e detyrueshme në Mal të Zi
29.07.2022 12:18
Në Mal të Zi, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemike të shkaktuar nga Coivd 19...

Në Mal të Zi, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemike të shkaktuar nga Coivd 19, në 15 ditët e ardhshme do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galic, tha se është vendosur mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në të gjitha institucionet e administratës publike, dyqanet ushqimore, farmacitë dhe pikat e karburantit, për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve dhe të shtruarve. maSkat mbrojtëse janë të detyrueshme edhe në zonat e mbyllura në aeroport, stacione hekurudhore dhe të autobusëve dhe njoftoi se do të ndjekë mbajtjen e detyrueshme të maskave në të gjitha zonat e mbyllura nëse ato masa nuk sjellin përmirësim të situatës.
Autoritetet shëndetësore u bënë thirrje edhe një herë qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.
