Maqedoni

Disa sindikata kërkojnë anulim të grevës

15.01.2015 16:30

Një numër i madh i Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës kërkojnë që greva e paralajmëruar të anulohet, sepse të njëjtën e vlerësojnë si mbledhje me kërkesa joreale...

Sipas tyre, kryetari aktual, Jakim Nedellkov, e ka humbur përkrahjen nga mësimdhënësit dhe me organizimin e protestave ka për qëllim të sigurojë edhe një mandat. 
 
“Nuk do të lejojmë të jemi memecë, por publikisht e shprehim mospajtimin tonë me paralajmërimet për grevë. Greva nuk është betejë për fitimin e të drejtave të mësimdhënësve, por është betejë e kryetarit aktual për rizgjedhjen e tij”- deklaroi anëtarja e SASHK-ut, Lidija Ballxhieva.
 
Sipas Ballxhievës, një numër i madh i anëtarëve të SASHK-ut thonë se kërkesat e kryetarit janë joreale dhe në këtë mënyrë ai kërkon përkrahje të cilën e ka humbur kohë më parë.
 
“Nëse greva mbahet, një numër i madh i mësimdhënësve nuk do marrin pjesë, sepse kanë humbur besimin te kryetari, nga i cili nuk është ofruar mbrojtje dhe ata të cilët me të vërtetë janë dëmtuar janë fëmijët, prindërit e tyre dhe i tërë procesi mësimor”- tha Ballxhieva.
 
Ndërkohë, SASHK-u ka paralajmëruar mbajtjen e grevës së  përgjithshme për mësimdhënësit nga data 20 janar, pasi që nuk është arritur asnjë marrëveshje gjatë muajve të fundit.
 
Nga SASHK-u thonë se greva do të jetë klasike, ku mësimdhënësit do të shkojnë në punë, por nuk do të mbajnë mësim.
 
Kërkesat mbeten të njëjta me disa plotësime, ku ato kryesoret janë rritja e pagave dhe tërheqja e dënimeve dhe testimit ekstern.
 
FLUTURA LATIFI