Maqedoni

Keqpërdorimet gjatë punësimeve, KPK: Për 5 minuta, një person dha tre etnitete

29.07.2022 15:31

Komisoni Antikorrupsion kërkon të ndërpritet praktika e dëshmisë së përkatësisë etnike dhe partiake....

Komisoni Antikorrupsion kërkon të ndërpritet praktika e dëshmisë së përkatësisë etnike dhe partiake. Akuzojnë Agjencinë për administratë dhe Inspektoratin shtetëror të administratës se nuk kanë vepruar në pajtueshmëri me Ligjin për nënpunës administrative. Këto dy insiticione nuk e kanë pasur parasysh se një kandidat, me qëllim të punësohet vetëm për disa minuta është shprehur se i përket disa përkatësive etnike akuzojnë nga antikorrupsioni.
 
“Sistemi jonë funksionon dhe mundëson që njerëzit nënçmohen të shkruhen ajo që nuk janë vetëm se të vin deri tek kafshata e bukës. Ky është vendim Ligjor për të cilin themi se duhet të anulohet. E drejta Kushtetuese nuk parasheh që një person brenda 5 minutave të shkruhet se i përket 3 përkatësive etnike.”, tha kryetarja e Komsionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.
 
“O të gjindet mënyrë për ndërprerjen e keqpërdorimit ose të anulohet kjo mënyrë e punsimeve. Ajo është e drejtë e garantuar me kushtetutë por nuk guxon të keqpërdoret. Në as një dispozitë të Kushtetutës nuk shkruhet se dikush mund të tregtojë dhe të shpreh etnitetin si i kujtohet.”, tha Nuri Bajrami, antar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.