Maqedoni
VMRO-DPMNE për tenderët: Të jesh oferta e vetme është kriteri për të fituar
29.07.2022 15:43
Besoni apo jo, në Maqedoni nuk ka kompani ndërtimore të interesuara për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në autostradën Miladinovci-Shtip...

Besoni apo jo, në Maqedoni nuk ka kompani ndërtimore të interesuara për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në autostradën Miladinovci-Shtip, kështu që vendin e punës e fiton i vetmi ofertues, për 767 mijë euro të pabesueshme, normalisht një kompani e afërt me LSDM-në. Është e pamundur në Maqedoni të mos ketë një kompani ndërtimi që do të ishte e interesuar të konkurronte për të marrë një punë që, sipas Boçvarskit, vlerësohej në mbi 750,000 euro.
“Me sa duket kriteri i vetëm për zgjedhjen e tenderit të komunave, Nderrmarrjeve Publike dhe kompanive të udhëhequra nga LSDM/BDI është të jesh ofertuesi i vetëm. I vetmi ofertues ka qenë ndoshta kriteri që Blagoj Boçvarski nga LSDM-ja dhe drejtori i “Rrugëve Shtetërore”, Ejup Rustemi nga BDI, të zgjedhin kompaninë e afërt me kandidatin e LSDM-së për kryetar të Komunës së Manastirit, “Stanton Construction”, për pastrimin e rëshqitjes së dheut që më shumë se gjysëm viti qëndron në autostradën Miladovci-Shtip dhe zë dy nga tre korsit. Në të njëjtën kohë, oferta e Stanton-it, d.m.th tani kontrata është grupore, ndërsa si kontraktues figuron kompania e ndërtimit, transportit, hotelierisë dhe shërbimeve "Urban Plan Construction" nga Tetova.”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
