Maqedoni

Skandali në “Zhan Mitrev”, Sali: 560 pacientë në hemofiltrim, analiza do kohë

29.07.2022 15:53

Gjithsej 560 pacientë të prekur me Kovid 19 janë kuruar me hemo-filtrim në Klinikën “Zhan Mirev” në Shkup...

Gjithsej 560 pacientë të prekur me Kovid 19 janë kuruar me hemo-filtrim në Klinikën “Zhan Mirev” në Shkup. Klinika ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, thotë se tani, një komision i veçantë, i përbërë nga pesë institucione shëndetësore do të bëjnë shqyrtimin, hetimin dhe analizmin individual të këtyre dosjeve për të parë nëse ka pasur ose jo lëshime gjatë trajtimit të pacienteve me Kovid në këtë klinik. 
 
“Do të na duhet kohë për ti analizuar ato 560 dosje, të cilat janë voluminoze, pasiqë ka pacientë që kanë qëndruar edhe një muaji. I gjithë trajtimi i tyre do të duhet analizuar nga ekspertë, mjekë të cilët gjithë jetën po e punojnë këtë punë.... Të jemi të sinqertë dhe realë, për  560 raste do të na duhet kohë për t’i dhënë publikut përgjigjen, raportin përfuntar të saktë për atë  që ndodhi. Megjithatë,  na lejoni që të bëjmë punën tonë sepse të gjithë jemi pjesë e shoqërisë, andaj nuk do të doja kurrë që dikush të shihte këtë rast njëanshëm.”, tha Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali. 
 
Autoritetet shëndetësor po këkrojnë tani metodologjin më të mirë me të cilën do të bëjnë shqyrtimin dhe analizimin e dosjeve të pacientëve. 
 
“Për momentin jemi në koordinim e sipër me gjithë grupi punues për atë se si do ta bëjmë klasifikimin e pacientëve, përmes rëndësisë së rastit, periudhës së qendrimit ose pranimit të tyre, pra gjithë këtë po e punojmë. Patjetër të përpilojmë një strategji pasi që asnjëherë deri më tani nuk kemi pasur një rast të tillë kaq voluminoz. 30 vite egziston shteti, 6 muaj jam ministër, për herë të parë po ndodh të kemi një rast aq voluminoz, ku unë jam maksimalisht i përkushtuar që të zbardh të njëjtin.”, tha Sali.
 
Në Komisionin e veçantë do të marrin pjesë përfaqësuesë nga Ministrisë së Shëndetësisë, të Inspektoratit Sanitar Shëndetësor, Odës së Mjekëve,  Agjencisë së Barnave “Malmed”, Komisionit të Infeksioneve Intraspitalore dhe Komisionit Profesional.
 
REXHEP QAMILI