Botë
Rusia bombardon Kievin, Ukraina synon të marrë jugun
29.07.2022 16:35
Mbi Kiev, ra një shi raketash e si pasojë, 8 persona humbën jetën....

Mbi Kiev, ra një shi raketash e si pasojë, 8 persona humbën jetën. 7 viktima edhe në Kherson, 5 viktima edhe në një sulm që ka ndodhur pranë një stacioni të transportit publik në Mykolaiv. Fronti i ri luftës është hapur nga ushtria ukrainase për të rikthyer qytetin. Ushtarët ukrainas, thonë se kanë nevojë për mëshumë armatim.
"Tani është i balancuar, është 50/50. Kjo është falë artilerisë që Perëndimi ka dërguar këtu. Por ne nuk jemi ende në një pozicion për të kundërsulmuar. Ne kemi ende nevojë për shumë më tepër armë ose do të jetë një gjakderdhje.", tha një ushtar.
“Këto armë po bëjnë të gjithë ndryshimin, gamën e tyre saktësinë e tyre. Bombardimet ruse janë ulur përgjysmë apo edhe dy të tretat. Për të fituar betejat, na duhet akoma armatim.”, u shpreh një ushtar.
Ukrainë, anija e parë me grurë do të niset nga porti i Odesës
Në kohën që në teren zhvillohen beteja. Anija e parë e grurit nga Ukraina që nga pushtimi rus, pritet të largohet nga porti i Odessës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, megjithatë është skeptik se Rusia do ta zbatojë marrveshtjen.
“Pala jonë është plotësisht e gatshme, i kemi përcjellë të gjitha sinjalet partnerëve tanë OKB-së dhe Turqisë, dhe ushtria jonë garanton siguri. Ne po e koordinojmë me ta gjithë këtë proces. Gjithçka do të fillojë, sapo pala turke dhe OKB-ja të na japin sinjalin se janë gati të pranojnë ngarkesat dhe ne jemi gati për eksportim. Njerëzit rrezikojnë jetën tani për tani, pasi nuk e dimë se si do të shkojë ky proces, pasi e dimë se me kë kemi të bëjmë. Për ne është e rëndësishme që Ukraina të mbetet garantuesi i sigurisë ushqimore të botës.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Pengesat e importit dhe eksportit janë si rezultat i sanskioneve të vendosura nga SHBA-të dhe BE-ja, thotë diplomati rus Sergei Lavrov.
“Nëse flasim për grurin rus, ishin sanksionet amerikane që nuk lejuan zbatimin e plotë të atyre kontratave që u nënshkruan. Anijet ruse që u ndalohet hyrja në një numër portesh, ndalimi i anijeve të huaja që hyjnë në portet ruse për të marrë mallra eksporti. Për shkak të inflacionit e tarifave të sigurimit për çdo transport detar rus, tarifat janë rritur me katër herë në lidhje me kufizimet e sanksioneve. Por, sigurisht, zinxhirët financiarë janë ndërprerë nga sanksionet e paligjshme të SHBA dhe BE.”, tha ministri rus i punëve të jashtme, Sergey Lavrov.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina, korridori detar, kolona dhe inspektimi i ngarkesës po organizohen të gjitha nga një qendër e përbashkët koordinimi në Turqi. Anija e parë me grurë që do të largohet nga brigjet e Ukrainës dhe do të jetë më shumë një testim i ujërave sesa një zhbllokim i rrugës kryesore të furnizimit.
FARIJE DAUTI BAKIU
