Maqedoni
Lëvizja e lirë në “Open Ballkan”, dy korsi të reja në vendkalimin “Tabanoc”
29.07.2022 16:54
Vera ka shtuar ardhjen e mërgimtarëve e me këtë edhe radhët e gjata në kufij.....

Vera ka shtuar ardhjen e mërgimtarëve e me këtë edhe radhët e gjata në kufij. Qarkullimi nëpër pikat kufitare në tërë shtetin është rritur për 45%. Vetëm në pikën kufitare në “Tabanoc” ka një rritje prej 30%. Kjo është arsyeja sipas autoriteteve, për pritjet e gjata. Për kalimin më të shpejtë të kufirit, në Tabanoc do të funksionojnë edhe dy korsi shtesë. Priten edhe lehtësi doganore, të cilat gjithashtu do të mundësojnë qarkullim më të shpejtë edhe të mallrave, në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”.
“Kjo është iniciativë e tre shteteve, që nënkupton se nuk është ngritur është trau për të kaluar këto shtete, pa u ndalur nëpër pikat kufitare, këtë duhet ta kuptojmë. Në kuadër të kësaj iniciative ne akoma po bëjmë analiza ku dhe në çfar mënyre mundet të shkurtohet koha e pritjes në pike kalimet kufitare.”, tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski.
“Planifikojmë që në aplikim opretaiv të vëjmë një ndryshim serioz në procedurën e importit doganor, që do të mundësojë që për një orë, po qëse është paraqitur deklarimi i rregullt, i cili do t’i kalojë të gjitha kontrollet automatike, po qëse është paguar borxhi doganor, atëherë malli me automatizëm do të lëshohet në qarkullim të lirë.”, theksoi drejtoresha e doganave Sllavica Kutirov.
Ministri Spasovski gjithashtu tha se si masë shtesë uljen e kohëzgjatjes së pritjeve në pikëkalimin kufitar në Tabanoc është hapja e dy korsive të reja.
FATLUM AQIFI
