Botë
Njerëzit të pafuqishëm para natyrës, përmbytje “apokaliptike” në Kentucky në SHBA
29.07.2022 17:19
Tetë të vdekur e një vazhdë e madhe shkatërrimesh...

Tetë të vdekur e një vazhdë e madhe shkatërrimesh. Përmbytjet masive kanë gjunjëzuar Kentakin lindor pas shirave të rrëmbyer që sollën një nga vërshimet më vdekjeprurëse të historinë e Commonwealthit.
Autoritetet lokale janë ngritur në këmbë. Policia, agjencitë lokale të menaxhimit të emergjencave e deri tek Garda Kombëtare, dhe Departamenti i Peshkimit e Kafshëve të Egra, i janë përgjigjur krizës. Në disa pjesë të Kentuckyt ranë rreth 220 milimetra shi nga e mërkura deri të enjten në mëngjes, teksa toka në ato zona, ishte tashmë e ngopur me ujë nga reshje të mëparshme. Paralajmërimet për përmbytje në rajon u zgjatën deri mbrëmjen e së hënës.
Shirat kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në Appalachia dhe kanë detyruar disa banorë të ngjiten në çatitë e shtëpive të tyre të pushtuara nga uji, në pritje të ekipeve të shpëtimit. Qindra vetë rrezikojnë të mbeten pa shtëpi dhe me shumë gjasë, do të duhen vite për rindërtimin e zonave të goditura më rëndë.
