Maqedoni

Zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës, nënshkruhet kodeksi për zgjedhje të ndershme

29.07.2022 17:37

9 parti politike dhe një listë e pavarur, pjesmarrëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Këshillin Komunal në Tetovë...

9 parti politike dhe një listë e pavarur, pjesmarrëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Këshillin Komunal në Tetovë, që do të mbahen më 20 gusht, nënshkruan Kodeksin  për zgjedhje të ndershme.  VMRO-DPMNE dhe BESA, të cilat kishin shumicën në Këshillin e kaluar, dyshojnë se procesi zgjedhor do të zhvillohet brenda ligjit. 
 
“Dua të besoj se kodeksin që nënshkruam do ta respektojmë por dyshoj se pushteti qëndror që kontrollon institucionet do të bëj keqpërdorime.”, tha kandidati i VMRO-DPMNE-së.
 
“Si bartës liste i Besës, dyshoj se pushteti do të mundohet të bëjë keqpërdorime nëpërmjet gjitha mekanizmave, për të ndryshuar rezultatin.”, u spreh kandidati i lëvizjes "Besa".
 
BDI dhe LSDM thonë se në vazhdimësi kanë treguar që dinë të organizojnë zgjedhje të qeta, të ndershme dhe demokratike.
 
“Ne si BDI gjithmon kemi treguar se në këtë pjesë jemi lider dhe se kontributi ynë është i madhë në organizimin mbarvajtjen dhe gjith procesin zgjedhor në përgjithësi. Padyshim presim zgjedhje demokratike  dhe korrekte ku do të fitoj më i miri.”, tha kandidati i BDI-së.
 
“LSDM është parti që promovon demokracinë, përkushtohemi për zgjedhje demokratike dhe korrekte dhe besoj se zgjedhjet do të sjellin gjëra të mira për qytetin tonë.”, u spreh kandidati i LSDM-së.
 
Edhe partitë dhe listat e tjera, premtojnë respektimin e standardeve demokratike.
 
“Kjo për ne është e zakontë pasi gjithmon i jemi përmbajtur këtyre kodeve dhe shrepsoj që gjitha partitë do t’i përmbahen këtij kodi dhe do të kemi zgjedhje sa më të lira dhe sa më demokratike.”, tha kandidati i PDSH-së.
 
“Obligohemi që në mënyrë solemne ndërmjet njëri tjetrit por dhe para qytetarëve të respektojmë gjitha normat dhe standardet demokratike dhe zgjedhore.”, u spreh kandidati i “ALTERNATIVA”.
 
“Shpresoj se gjitha partit politike do ti përmbahen deklaratës që dhe nënshkruajtëm, përndryshe lista më mirë për Tetovën, edhe në zgjedhjet e kaluara ka dëshmuar se kemi qenë të kujdesshëm gjatë fushatës, duke mos ofendruar dhe mos shpifur për asnjë kandidat.”, tha kandidati i lista “Më mirë për Tetovën”.
 
“I jemi bashkangjitur KSHZ-së për  zgjedhje demokratike dhe korrekte. Nenshkruam Kodeksin dhe iu uroj të gjithë kandidatëve suksese.”, u spreh kandidati i lista “Rezisto!”.
 
Çdo paligjshmëri do të kontrollohet dhe sanksionohet rreptësisht, thonë nga  Komisioni Komunal të Zgjedhjeve.
 
“KKZ-ja do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme në përputhje me të gjitha kompetencat sipas Kodit Zgjedhor, por edhe të gjitha partitë politike do të kenë vëzhgues në qendrat e votimit ku do të monitorojnë procesin zgjedhor dhe kanë të drejtë të bëjnë komente në procesverbal.”, tha Nazmi Dauti, sekretar në KKZ-Tetovë.
 
Këshilli i Komunës së Tetovës u  hpërbë pas vetëm 6 muajve nga zgjedhja,   pasi përbërja e kaluar nuk arriti ta kalojë buxhetin përfundimtar, në afatin e paraparë ligjor.
 
GAZMEND REXHEPI