Maqedoni
Angela Price Ageler: Integrimi në BE, qëllimi kryesor i B. Perendimor
29.07.2022 17:48
Angela Price Ageler ambasadorja e nominuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup...

Angela Price Ageler ambasadorja e nominuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, para komisionit për Politikë të Jashtme në Senat, prezantoi aktivitetet e saj të ardhshme që do t'i ndërmarrë nëse nominimi i saj konfirmohet nga senatorët. Për të, Maqedonia e Veriut është një partner i rëndësishëm strategjik, që ka bërë ndryshime të mëdha historike për të siguruar rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s. Thotë se jo vetëm Shkupi, por i gjithë rajoni ka nevojë për ndihmë për të ecur përpara.
“Është i domosdoshme zgjerimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat e veprimit edhe me shtetet përrreth, me të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, deri në momentin kur ato vende të kuptojnë se qëllimi kryesor duhet të jetë integrimi i rajonit në BE… Ne qëndrojmë fuqishëm në qëndrimet se Unioni duhet ta vazhdojë procesin e zgjerimit, që promovon demokracinë, rrit stabilitetin dhe mundëson siguri në rajon.”, tha Angela Price Ageler, kandidate për ambasadore të SHBA-së në RMV.
Prioritetet e Ageler: Lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi
Premtoi se nëse kanditura e saj pranohet, do të luftojë fort për të inkurajuar autoritetet për luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe për reformën në drejtësi.
“Nëse konfirmohem, unë do t’i inkurajoj reformat në drejtësi dhe do t’u bëj thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të promovojnë transparencë në hetimin e akuzave për keqpërdorim dhe të përballen me vendosmëri me korrupsionin për ta përforcuar besimin e opinionit. Do të punoj me partnerët ndër-institucional për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të zhvillojë strategji nacionale e që në mënyrë efektive do të kërkojë përgjegjës nga personat e korruptuar.”, tha Ageler.
Ageler paralajmëroi gjithashtu se do të punojë që të avancojë dialogun strategjik mes dy vendeve, përmes të cilit, Departamenti i Shtetit vendosi t’i ndajë vendit tonë mbi katër milionë dollarë për forcimin e sundimit të ligjit.
FITIM KRYEZIU
