Maqedoni

Gërkovska: Sundimi i drejtësisë, prioriteti ynë numër një

29.07.2022 18:06

Prioritetet e kandidates së Bajdenit për ambasadore në RMV, Angela Price Ageler, mirëpriten nga qeveria....

Prioritetet e kandidates së Bajdenit për ambasadore në RMV, Angela Price Ageler, mirëpriten nga qeveria. Zv/kryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, thotë se një ndihmesë e tillë në këtë drejtim, është e mirësearshur sidomos në këtë fazë të rëndësishme në të cilën ndohdet Maqedonia e Veriut, që pret fillimin  e screeningut, ku drejtësia ka vendin kryesor.
 
“Lufta kundër Korrupsionit, dhe sundimi i drejtësisë, janë prioriteti numër një për vendin tonë, më shumë tani që jemi në pritje të fillimit të procesit të screening-ut me BE-në. Për mua, por edhe për Qeverinë, ky mesazh i ambasadores së re është i një rëndësie të madhe. Në përgjithësi, të gjitha institucionet për të cilat përfaqësojnë në mënyrë të pavarur një pjesë të autoriteteve legjislative, ekzekutive apo gjyqësore, Prokuroria dhe Gjyqësori, jam e sigurt se do të jenë në fokus të aktiviteteve të ambasadores së re.”, tha Sllavica Gërkovska, zv/kryeministre për politika të qeverisjes së mirë.