Ukrainë, vazhdon kundërofenziva në Kherson

30.07.2022 12:35

Ushtria ukrainase poretendon se ka vrarë mbi 100 ushtarë rusë....

Ushtria ukrainase poretendon se ka vrarë mbi 100 ushtarë rusë dhe ka shkatërruar dy depo municionesh gjatë luftimeve të fundit në rajonin e Hersonit, ku Kievi po përqendron kundërofensivën më të madhe që nga fillimi i luftës.

Komanda jugore e ushtrisë tha se është ndërprerë qarkullimi i trenave nga Kkersoni mbi lumin Dniepër, dhe kjo ka të ngjarë të izolojë edhe më shumë forcat ruse në perëndim të lumit.

Po ashtu, një gjë e tillë, pritet të shkaktojë ndërprerje të furnizimeve për Rusinë nga Krimeja e aneksuar. 

“Si rezultat i luftimeve që vendosën nën kontroll lidhjet kryesore të transportit në territorin e pushtuar, është vërtetuar se qarkullimi hekurudhor mbi lumin Dniepër është i pamundur”, tha ushtria ukrainase përmes një deklarate. Javëve të fundit, Ukraina ka përdorur sistemet raketore me rreze të gjatë veprimi, donacion nga Perëndimi.

Ndërkohë nga një sulm në një burg janë vrarë të paktën 53 të burgosur që kishte mbrojtur me javë të tëra fabrikën e çelikut në Azovstal.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, këtë e quajti akt terrorist dhe kërkoi hetime ndërkombëtare.                                   

“Sulmi i okupatorëve ndaj Olenivka është një krim lufte i qëllimshëm nga rusët, një vrasje masive e qëllimshme e të burgosurve ukrainas të luftës. Më shumë se pesëdhjetë të vdekur... Rusia ka dëshmuar me sulme të shumta terroriste se është burimi më i madh i terrorizmit në botën e sotme. Ky është një fakt” – tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. 

Por Rusia demanton ta ketë sulmuar burgun dhe për këtë e fajson Ukrainën dhe SHBA-të. 

OKB dhe Kryqi i Kuq pritet të hetojnë rastin e vrasjes së të burgosurve që mbaheshin nga separatistët pro-rus në Donbas.

Autoritetet e instaluara nga Rusia në territoret e pushtuara në jug të Ukrainës janë nën presionin e Moskës dhe ka të ngjarë që po përgatiten të mbajnë referendum për t’iu bashkuar Rusisë më vonë gjatë këtij viti, njofton Ministria Britanike e Mbrojtjes. Ndërkohë Kompania ruse e gazit, Gazprom, ka ndaluar furnizimet me gaz për në Letoni. Kompania e akuzoi këtë shtet se ka shkelur kushtet e marrëveshjes.Rusia tanimë ka ndalur furnizimet me gaz për në Poloni, Bullgari, Finlandë, Holandë dhe Danimarkë, pasi këto shtete kanë refuzuar që të paguajnë me gaz me rubla, ashtu siç ka kërkuar presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia po ashtu ka ndaluar shitjet e gazit për kompaninë Shell Energy Europe në Gjermani. (Gazmend Kurtishi, TVM2)