Temperaturat e larta, shkupjanët freskohen në pishina
Në ditët e verës kur temperaturat janë të larta....

Në ditët e verës kur temperaturat janë të larta, shkupjanët preferojnë të freskohen nëpër pishina. TVM-2 vizitoi një pishinë në kryeqytet, ku disa prej qytetarëve, të pa shqetësuar nga shifrat në rritje të infektimeve me “Covid 19”, preferojnë të kalojnë fundjavën, e disa pishinat i preferojnë si parapërgatitje para se të shkojnë në bregdet.
“Koha e mirë po kalojmë bukur dhe po përfitojmë prej kohës së nxehtë. Kushtet janë të mira nuk ka diçka që po na mungon. Gjithçka është në rregull”
“Jam këtu për pushime, njerëzit janë të sjellshëm, vendi i bukur po më pëlqen pishina dhe po e shijoj”.
“Shumë mirë po kalojmë, kushtet po na pelqejnë. Vi këtu kur kam kohë dhe nuk kemi ndonjë argëtim tjetër këtu në Shkup”.
“Është mirë këtu tani varet se kush ku shkon, për mua në bazen është më mirë” – thanë disa nga vizitorët e kësaj pishine në Shkup.
Baki Zeqiri, pronar i pishinës thotë se interesimi i qytetarëve është i kënaqshëm. Rregullat në pishina duhet të respektohen, duke theksuar se gjatë ditëve të verës për sigurinë e vizitorëve janë angazhuar kryqi i kuq dhe persona të trajnuar për shpëtim.
“Interesimi në këtë periudhë është jashtazokinisht i madh për shkak kohërave të nxehta, por edhe për shkak të mërgimtarëve të cilët kanë ardhur të na vizitojnë, në përgjithësi jemi të kënaqur. Kushteve higjienike u kushtohet rëndësi e madhe ku kemi ekip special, i cili kujdeset edhe për mirëmbajtjen e ujit, ku përfshihet jo vetëm uji por edhe dezifenktimi dhe mirëmbajtja e objektit në përgjithësi” – tha pronari i pishinës, Baki Zeqiri.
Nëse nuk jeni pranë ujit, mjekët këshillojnë qytetarët që të mbrohen nga rrezet e diellit, duke iu shmangur ekspozimit në diell nga ora 11:00 deri në ora 17:00. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
