Korniza negociuese, Mickovski: Pendarovski të mbështesë referendumin

30.07.2022 13:57

VMRO – DPMNE drejt rrumbullakësimit të bisedimeve....

VMRO – DPMNE drejt rrumbullakësimit të bisedimeve brenda partiake por edhe me ekspertët për çështjen e referendumit.

Kreu i VMRO-DPMNE- së, Hristijan Mickovski fton edhe presidentin Stevo Pendarovski si dhe partite tjera që ta mbështesin referendumin kundër kornizës negociuese me BE-në.

“Konsultimet me ekspertët dhe brenda partisë shpiejnë drejt asaj që edhe vetë presidenti e tha dhe jemi shumë afër asaj përmbajtje. Edhe Pendarovski do të duhet të del me qëndrim dhe të thotë se ai do të mbështesë referendumin dhe do të votojë sipas bindjeve të tij se a do të duhet të vazhdojmë me këto kushte, nën kushte të diktatit ose do të duhet të vazhdojmë në kushte tjera, të cilat ne si VMRO – DPMNE por edhe partitë të tjera opozitare mendojnë se do të duhet të vazhdojë Maqedonia, gjegjësisht të mos jemi nën diktat.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Mickovski: Jemi të hapur për takim liderësh

Mickovski është shprehur i hapur për konsenzus dhe takim të liderëve që të konfimrohet pyetja e referendumit, sipas tij të patjetërsueshëm.

“Çdo njëri nga qeveria që dëshiron të konsultohet, jemi të gatshëm të shkojmë në mbeldhje, në klubin e deputetëve, në një takim të ri liderësh që të bisedojmë dhe konfirmojmë pyetjen e referndumit. Unë në seancën e radhës të komitetit ekzekutiv do të dal me pozicion pasi të mbarojmë edhe konsultimet me partnerët e koalicionit.” – u shpreh Mickovski.

LSDM: Mickovski i vetëm në idenë për referendum

Nga LSDM të prerë se s’do mbështesin aktivitetet antieuropiane të Mickovskit, i cili sipas tyre ka mbetur vetëm me mbështetjen e “Së Majtës”.

“Asnjë më nuk beson në gënjeshtrat e Mickovskit, e aq më pak dikush ta mbështesë në idenë për referendum, e cila shërben vetëm për përdorim personal të tij dhe brenda partiak. Si pasojë e qasjes së tillë, Mickovski është acaruar edhe me partnerët e koalicionit, andaj edhe partitë e tjera opozitare ia kthyen shpinën”, thuhet në reagimin e LSDM – së.

Social demokratët ripërsërisin qëndrimin se vendi ka hyrë në një fazë të re, të realizimit të synimi tjetër strategjik me gjuhë të pastër dhe histori të mbrojtur. (Meral Ismaili, TVM2)