Kuzeska: 280 kontrata të reja mbështetëse me kompani
Edhe në kohë të krizës ekonomike botërore....

Edhe në kohë të krizës ekonomike botërore, Qeveria vazhdon të mbështesë ekonominë vendase, thonë nga LSDM. Bogdanka Kuzeska, njoftoi se do të nënshkruhen 280 kontrata të reja për mbështetje të kompanive që do të futen në cikle investimi rreth 145 milionë euro.
“Këto kompani pritet të krijojnë më shumë se 3700 vende pune gjatë 5 viteve të ardhshme ose deri në përfundimin e kontratave të tyre. Vetëm në vitin 2021, të njëjtat 280 kompani investuan rreth 50 milionë euro dhe krijuan mbi 1500 vende të reja pune. Me këtë ligj për mbështetjen financiare, në katër vitet e fundit janë dhënë mbi 50 milionë euro për kompanitë vendore. Bëhet fjalë për mbi 600 kompani, 80 për qind e të cilave kanë kapital vendas” – tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Stoilkovski: Ofertues në tenderë kompani të afërta me LSDM
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar pushtetin për manipulim tenderësh.
“Në kohë krize ekonomike, kompani të ndërtimit nuk aplikojnë për dy tendera në më pak se dy muaj, tendera me vlerë mbi 1.8 milionë euro, më pas në tenderin e Ndërmarrjes Publike të “Rrugëve Shtetërore” dhe tenderin në sektorin transport dhe lidhje të ministrit Blagoj Boçvarski, paraqiet vetëm një ofertues. Ai ofertues është kompania nga Manastiri, e cila konsiderohet se është e afërt me LSDM-në, dhe ishte e lidhur ngushtë me kandidatin e LSDM-së për kryetar të Komunës së Manastirit në zgjedhjet e fundit lokale” – u shpreh Naum-Stoilkovski nga VMRO-DPMNE
Si ka mundësi që për tenderë të tillë 1.8 milionë euro të regjistrohet vetëm një ofertues thonë nga VMRO-DPMNE. (Naim Ramadani, TVM2)
