Ukrainë, mirëpritet donacioni nga RMV prej 30 tankseve
Ukrainasit falënderojnë Maqedoninë e Veriut....

Ukrainasit falënderojnë Maqedoninë e Veriut për donacionin prej 30 tankseve.
Mediat ukrainase bëjnë të ditur se qeveria e RMV-së ka marrë vendim që t’i dhurojë Ukrainës 30 tanke T-72 dhe se tashmë ato janë duke u transportuar në destinacionin e tyre përfundimtar.
Gazetari i “Kyiv Independent”, Ilija Ponomarenko, i cili i pari e bëri të ditur informacionin për donacionin, në profilin e “Twitter” kamarr dhjetëra komente pozitive drejtuar Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë VMRO-Partia Popullore, e drejtuar nga Ljubço Georgievski, i cili ka qenë kryeministër gjatë konfliktit të vitit 2001, ka deklaruar se tankset në fjalë janë blerë pikërisht nga Ukraina në vitin 2001.
“Duam të theksojmë se Republika e Maqedonisë tanket nuk i ka marrë si donacion nga Rusia, siç shkruajnë disa media, por shteti i ka blerë nga Ukraina, të cilat ishte një ndihmë shumë e rëndësishme duke pasur parasysh se në atë kohë kishte një embargo jozyrtare për shitjen e armëve në Maqedoni. Duam të shtojmë dhe të theksojmë se tanket nuk janë marrë si ndihmë por janë blerë me para të Maqedonisë”, thonë nga VMRO-Partia Popullore, që është pjesë e kualicionit qeveritarë.
