Teheran, 53 të vdekur nga vërshimet
30.07.2022 12:42
Të paktën 53 njerëz mbetën të vdekur gjatë përmbytjeve....

Të paktën 53 njerëz mbetën të vdekur gjatë përmbytjeve për shkak të reshjeve intensive që prekën zonat pranë Teheranit, bëjnë të ditur zyrtarët iranianë.
Mehdi Walipur, kreu i operacioneve emergjente në Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe, i tha televizionit shtetëror iranian se 16 persona rezultojnë të zhdukur pas dy ditësh përmbytjeje që preku 400 qytete dhe fshatra në 18 nga 31 provincat e Iranit.
Shumë autostrada u mbyllën ndërsa zona më e prekur ishte Firuz Ku, në rrëzë të maleve Alborz në verilindje të kryeqytetit Teheran, ku të paktën dhjetë humbën jetën, tha guvernatori i Teheranit, Mohsen Mansuri.
