Dibër, policia zbulon parcela me kanabis

30.07.2022 15:57

Policia ka zbuluar parcela me kanabis në rajonin e Dibrës....

Policia ka zbuluar parcela me kanabis në rajonin e Dibrës, respektivisht në vendin e quajtur Orman në fshatin Sipas.

MPB njofton se bëhet fjalë për kanabis sativa që kap vlerën e gjysmë milion eurosh. “Në parcela u mbollën rreth 500 rrënjë, nga të cilat në tregun e zi do të shitej marihuanë me vlerë rreth gjysmë milioni euro, si dhe kamera me valë dhe një pompë për trajtimin e bimëve. Sipas udhëzimit të prokurorit Publik, një pjesë e rrënjëve janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar”, thonë nga MPB duke shtuar se pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.