VMRO-DPMNE & referendumi, Iseni: Kërkesa s’mund të ketë sukses,është e vonuar
Kërkesa për referendum e VMRO-DPMNE-së opozitare....

Kërkesa për referendum e VMRO-DPMNE-së opozitare nuk mund të ketë sukses, tani, pasi që Maqedonia e Veriut veç më i ka bërë hapat e para drejt hapjes së negociatave me BE-në.
Kështu vlerëson politologu, Xhenur Iseni sipas të cilit bëhet fjalë për një akt të kryer i cili ka kaluar filtrat e Kuvendit dhe ka marrë vulën e të përzgjedhurve të popullit.
“Me vetë faktin që ka filluar faza e parë e negociatave me BE-në, mua me duket totalisht e pakuptimt kërkesa e mbajtjes së referendumit sepse veç më është marrë vendim dhe është miratuar nga parlamenti propozimi francez. Tani VMRO-DPMNE dëshiron në maksimum që me këtë kërkes të përfiton edhe poena politik në kampin politik të tyrin, por ndoshta përmes referendumit VMRO-DPMNE dëshiron ta teston rejtingun te votuesit maqedonas për momentin. Por edhe sikur të mbahet ai referendum une shoh se pas fillimit të negociatave natyrisht se Maqedonia e Veriut do të ketë edhe benifite financiare” – tha politologu, Xhenur Iseni.
Përmbyllja e fazë së parë të negociatave, Iseni: VMRO “Pro” edhe për ndryshimet kushtetuese
Sipas politologut Iseni, opozitarja e Mickoskit për mos tu izoluar nga BE-ja, do të detyrohet jo vetëm të heqë dorë nga mbajtja e referendumit por edhe të pranojë ndryshimet kushtetuese, konkretisht përfshirjen e etnisë bullgare në Kushtetutë.
“Edhe pengesa e vetme që paraqitet për fillimin e plotë të negociatave, konkretisht për futjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit, mendoj se VMRO-DPMNE edhe këtë do ta lejon edhe pse tani flet se nuk do ta bëj të njejten. Nese VMRO-DPMNE e vepron të kundërtën do të izolohet edhe më shumë nga ndërkombëtarët dhe nuk do të ketë me kë më të komunikon, pasi që e shohim se tani VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit i ka ngelur vetëm Viktor Orban dhe Hungaria” – u shpreh Xhenur Iseni.
Bazuar në përvojën e ndodhive politike në vend, Iseni sugjeron VMRO-DPMNE-në, që të jetë më e ndjeshme kur bëhet fjalë për procesin e antarësimit në BE, sepse edhe nëse Mickovski i fiton zgjedhjet e ardhëshme, do të rrezikojë të përsëritet situata e para disa viteve ku edhe pse VMRO e Gruevskit doli fituese në zgjedhje, nuk arriti të formojë qeverinë. Iseni pohon që në rrethana të tilla partitë shqiptare nuk janë të interesuara që të jenë shkas i ngecjes së procesit integrues të vendit në familjen e madhe europiane. (Sanije Duraku, TVM2)
