Mjekët, shumë qytetarë ankohen nga pagjumësia
Pagjumësia është sindromi i parë i dëmtimit të shëndetit psiqik....

Pagjumësia është sindromi i parë i dëmtimit të shëndetit psiqik, thonë mjekët. Persona të moshuar por edhe të rinjë gjithnjë e më shumë ankohen për probleme me pagjumësinë.
Mjekët nga spitali i Kumanovës thonë se shkaktarët e pagjumësisë mund të jenë të ndryshëm, por ndikimin e vetë mund ta ketë edhe virusi korona.
“Probleme me pagjumësinë është ankesa më e shpesht e njerëzve. Më pas zgjimi gjatë natës dhe pamundësia ose vështrësia në vazhdimin e gjumit, si dhe zgjimi herët” – thonë mjekët.
Pagjumësia si çdo problem tjetër shëndetësorë duhet trajtuar në koordinim me mjekun, varësisht nga diagnoza.
“E para që duhet bërë është, një higjiena e gjumit, përkatësisht përgaditje për gjum. Nëse kjo nuk ka sukses atëherë kalojmë te ilaçet. Varësisht nga vlerësimet se çka e shkakton pagjumësinë mund të jepen ilaçe natyrore, ose antipsikotikë” – thonë mjekët.
Mjekët me apel te qytetarët që të mos marrin vet ilaçe në rast pagjumësie, por atë ta bëjnë vetëm pas konsultimit me mjekët. (Naim Sinani, TVM2)
