Të rifillojë transporti hekurudhor Shkup-Kumanovë, kërkojnë banorët e Rramanlisë
Banorët e fshatrave Rrramanli e Tabanoc të Kumanovës....

Banorët e fshatrave Rrramanli e Tabanoc të Kumanovës, kërkojnë që sa më shpejtë të rifillojë transorti i linjës hekurudhore Shkup-Kumanovë-Shkup, pasi që e njejta në mungesë të makinistit është ndërprerë tash e njëkohë.
“Duhet patjetër të punojnë linjat, ka 6 muaj që nuk vie treni këtu, keq është për ata që udhëtojnë pasi çmimi i naftës po ngritet nuk munden me udhëtu me veturat e veta dhe nuk kanë llogari”, theksoi një banor i Rramanlisë.
“Po duhet patjetër linjat të funksionojnë dhe të shfrytëzohen, sepse kemi njerëz që shkojnë në punë, pra Rramanli-Shkup, sigurisht se duhet me u shfrytëzu dhe duhet të lëshohet në përdorim treni”, theksoi një banor i Rramanlisë.
Nga Hekurudhat e RMV-së paralajmërojnë se nga muaji gusht pritet të rifillojë transporti i rregullt në këtë linjë hekurudhore.
Ndërkohë që banorët e fshatit Rramanli këmbëngulin që në kalimin hekurudhor të vendoset e trau, si preventive për tu shmangur nga aksidentet e padëshiruara.
“Duhet të vendoset trau, pa vendosjen e tyre nuk ka as linjë as asgjë, kemi fëmijë të cilët cdo ditë e kalojnë hekurudhën dhe rrezikojnë, ata pa e par traun nuk e kuptojnë shenjat dhe sinjalistikën”, theksoi një banor i Rramanlisë.
“Ne kërkojmë nga autoritetet që sa më shpejtë të vendosin traun, që kalimtarët por edhe fëmijët të jenë të sigurt, pra nuk kërkojmë dic tjetër vetëm se të vendosin traun që të jemi më të sigurt”, theksoi një banor i Rramanlisë.
Të përkujtojmë se si mungesë e traut në Rramanli kanë ndodhur disa aksidente, ndër to edhe aksidente me fatalitet. (Fatlum Aqifi, TVM2)
