Moti i nxehtë, qytetarët: Temparaturat janë të papërballueshme
Qytetarët e anketuar thonë se vështirë e përballojnë të nxehtin tropikal...

Qytetarët e anketuar thonë se vështirë e përballojnë të nxehtin tropikal,shumica prej tyre thonë që kriza ekonomike e bën të veten dhe nuk mund të shkojnë në vendet bregdetare për tu freskuar sadopak.
Për shumë të tjerë edhe përkundër faktit se temperaturat janë të larta, mundohen të gjejnë alternative të tjera, qëndrimi në dhoma të kondicionuara apo të shfrytëzojnë sado pak hijet në parqet e kryeqendrës.
“Po kalojmë shumë mirë ,tash jemi në pushim”
“Kemi mjaftë, por Zoti e ka cu të nxehtin,dikush mirë dikush keq,këtu është hija më e mirë”.
“Unë jam nga Bosnja ,koha është shumë e mirë do të shkojmë në Greqi për pushime”.
“Kemi nxehtë por cfare të bëjmë ,Vështirë e përballojmë të nxehtin”.
“Është shumë vapë, por unë e ndez kondicionerin dhe ashtu mundohem të freskohem, në pushime ende nuk kam planifikuar të shkoj” – thanw disa nga qytetarwt e intervistuar nga TVM2.
Nga Ndihma e shpejtë me rekomandime të mos dilet pa nevojë nga ora 11 deri në 17, sidomos shtatzënat dhe personat me sëmundje kronike. Të konsumohen lëngje të paktën 2 litra në ditë, ushqim të lehtë, të mbahen veshje të lehta, të mos konsumoehen pije alkoolike dhe lëngje të gazuara, kafe.
Rregullisht të merret terapia e përshkruar. Ata thonë se kanë rritje të numrit të telefonatave, të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të vapës së madhe. Mjekët thonë se në këto temperatura të larta theksohen simptomat që zakonisht shkakton kolaps, rritje ose ulje të nivelit të sheqerit në gjak, ndërsa tensioni ulet.
Në këto temperatura të larta rreth 30 vullnetarë të Kryqit të Kuq do të patrullojnë në rrugët më të frekuentuara në qytet, stacionet e autobusëve, tregjet, ambulantet, nga 21 deri më 28 gusht.
Do të ndajnë shishe me ujë dhe do të masin tensionin e gjakut, ndërsa në raste urgjente do të sigurojnë edhe transport. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
