Eurointegrimi, Kovaçevski: Referendumi çështje jorelevante
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, referndumin e propozuar nga VMRO-DPMNE....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, referndumin e propozuar nga VMRO-DPMNE e quan jo relevant, pasiqë është për interesa brenda partiake përderisa vendi veçmë ka nisur bisedimet me BE-në.
Kovaçevski i bindur se nuk ka kthim nga rruga europiane, ftoi deputetët që për ndryshimet kushtetuese të vendosin në ineteres të qyteraëve. Kreu i ekzekutivit njëkohësisht ftoi edhe VMRO-në që të sqarojë ideologjinë e saj politike.
“Për referendumin që flet kryetari i VMRO-DPMNE -së është vetëm për përdorim brenda partiak, pasiqë nuk ka parti politike përpos partnerit të tyre E Majta, parti e cila është kundër BE – së dhe NATO – s dhe e cila është për një bashkim me Rusinë. Ajo parti politike do të duhet që të sqarojë ideologjinë e saj, se a duan që ta shohin Maqedoninë e Veriut anëtare e BE – së ose jo. Nga rruga e anëtarësimit në BE kthim s’ka, s’ka as majtas e aq më pak në të djathtë gjegjësisht kah lindja. Andaj është plotësisht jorelevante kërkesa e VMRO – DPMNE – së për ndonjë referendum i cili do të duhet të jetë prononcim kundër anëatrësimit në BE.” – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
VMRO-DPMNE fton LSDM-në në referndum
Nga VMRO – DPMNE të prerë se referendumi është e vetmja mundësi të dëgjohet zëri i popullit, ndërkaq ftuan të gjitha partitë politike që të mbështesin inicijativën.
“Nëse pushteti beson se koncepti i tyre për bullgarizim dhe asimilim është i drejtë, atëherë cili është problemi që nuk del në referendum dhe ta promovojë këtë? Pse pushteti frikohet që ti jep mundësi popullit që të vendos? Mbështetja e Pendarovskit është fillim i mirë, shpresojmë që këtë ta ndjek edhe LSDM,” thuhet në komunikatën e VMRO – DPMNE-së.
Gir: Pa ndryshime kushtetuese bllokohet procesi
Ambasadori i Bashkimit Europian Dejvid Gir ka deklaruar se çështja e referendumit është e drejtë sovrane e Maqedonsië së Veriut, por ka rikujtuar aktorët politik se mosndryshimi i kushtetutës mund të sjellë në ngecje të procesit negociues.
“Çfarë do të ndodhte nëse nuk shkohet përpara? Mendoj se skenari më i mundur do të ishte ndërprerja e procesit negociues. Ju do të përfundoni skriningun, por mbajtja e konferencës ndërqevrirtare dhe hapat tjerë do të presin zgjidhjen e kësaj çështje. Kjo do të ndodh jo se shteti i tretë ka vënë veto, por që ky shtet ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja dypalëshe me Bullgarinë.” – deklaroi Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.
Amabasdori Gir për ndryshimet kushteteuse dhe referendumin ka folur me vetë kreun e VMRO-DPMNE-së, Mickovski. Në takim janë sqaruar qëndrimet e BE-së dhe benefitet që sjell familja europiane. (Meral Ismaili, TVM2)
