Kovaçevski: Detyrë kryesore, të sigurojmë energji elektrike

31.07.2022 15:21

Kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ekzekutivi po punon pa ndërprerë për të ndërmarrë masat e nevojshme për ta përballuar dimrin i cili sipas tij do të jetë një ndër më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore.

Këto masa do tu dedikohen kategorive më të rrezikuara në vend dhe ata do të jenë të parët sa u përket masave siguroi Kovaçevski.

“Tashmë janë ndarë 76 milionë euro siç shihni ka nisur dialogu me odat ekonomike rreth definimit të masave, mbi të gjitha për furnizim me energji elektrike. Gjithashtu janë marrë vendimet e para për të siguruar energji ngrohëse për Qytetin e Shkupit dhe energji elektrike në sasi të mjaftueshme për të gjithë qytetarët dhe kompanitë në vend.Këto masa do të drejtohen deri tek kategoritë e rrezikuara në vend” – tha Kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.

Detyra kryesore do të jetë që të sigurohet energji elektrike dhe energjenca gjatë dimrit, thotë Kovaçevski.

“Ju e dini se jemi shtet që 100 për qind furnizohet me gaz nga Rusia dhe do të duhet të sigurojmë furnizim të pandërprerë edhe përmes burimeve alternative. Për këtë ministrat e resorëve punojnë bashkë me shtetet fqinje rreth kësaj, nëse paraqitet mungesa e energjisë elektrike në kontitnentin evropian, gjithashtu jemi në bisedime me Komisionin Evropian për furnizim me energji elektrike” – u shpreh Dimitar Kovaçevski.

Kompanitë e sektorit elektro-energjetik tashmë punojnë në sigurimin e likuiditetit të nevojshëm dhe nevojën e lëndëve të para për furnizim të pandërprerë me energji elektrike tha Kovaçevski.