Mali i zi, konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve

31.07.2022 15:44

Në Mal të zi është regjistruar rasti i parë me linë e majmunëve....

Në Mal të zi është regjistruar rasti i parë me linë e majmunëve, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore.

Mali i Zi i është bashkuar kështu listës së 79 vendeve ku është regjistruar kjo sëmundje. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pacientin dhe kontaktet e tij, me qëllim parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes infektive të përmendur. Gjithashtu janë njoftuar të gjitha institucionet kompetente në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare. Instituti i Shëndetit Publik në Malit të Zi u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese higjieno-epidemiologjike dhe të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.