Kovaçevski: Ka teste të mjaftueshme në shëndetësinë publike
Pandemia kovid 19 vazhdon të jetë e pranishme në nivel botëror...

Pandemia kovid 19 vazhdon të jetë e pranishme në nivel botëror dhe së fundmi po rriten numrat e rasteve pozitive edhe në vend, por nuk ka fluks të madh në spitale.
Kështu ka deklaruar Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski sipas të cilit në shëndetësinë publike ka sasi të maftuesme të kovid testeve, ndërsa duket koordinim edhe me sektorin privat për të siguruar teste për Covid-19 me çmim optimal.
“Egzistojnë protokole për testim në shëndetësinë publike dhe trajtim, por për arsye dhe nevoja të ndryshme qytetarët ose i bëjnë në shëndetësinë publike, ose në sektorin privat. Kemi biseduar me ministrin e shëndetësisë për sasinë e testeve, të cilët i kemi në sasi të mjaftueshëm dhe lidhur me çmimin që ofrohet në shëndetësinë private. Duhet të ulemi me ata që i ofrojnë në shëndetësinë private, sepse bëhet fjalë për operator privat ekonomik dhe të shohim se cili do të ishte çmimi optimal që do të duhej ta kishim nga kjo vjeshtë, sepse siç e shohim korona ende është e pranishme në nivel botëror, jo vetëm te ne. Numrat po rriten por është mirë që është arritur një imunitet kolektiv në shoqëri, prandja nuk janë ngarkuar kapacitetet spitalore siç ishte në valët e para në vitin 2020” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
