Tetovë, filloi fushata për zgjedhjen e këshillit komunal
Partitë politike dhe listat qytetare....

Partitë politike dhe listat qytetare kanë filluar fushatën për këshillin komunal të Tetovës.
Fushata do të zgjas 19 ditë, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 20 gusht. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë me kandidatët e tyre LSDM, VMRO-DPMNE, PDSH, Partia Integra, Grupi i Zgjedhësve Agron Zaimi, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët, BESA, Partia Demokratike e Turqve, grupi i zgjedhësve Elmedina Abdullai, BDI, Partia për Emancipim të plotë të Romëve dhe “E Majta”.
Poashtu do të votohet edhe Komunat Qendra Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, ku zgjedhjet po përsëriten disa here për shkak të jehonës së vogël të votuesve.
Ndërsa Zgjedhjet për këshillin komunal në Tetovë u shpallën gjashtë muaj pas zgjedhjeve pasi përbërja e deritanishme nuk arriti ta miratojë llogarinë përfunimtare të buxhetit brenda afatit ligjorë.
