Maqedoni
70 për qind e të punësuarve dhuruan gjak
15.01.2015 18:04
Rreth 25 të punësuar nga 35 sa numëron Ndërmarrja Publike “Kumanovaparking”, sot janë kyçur në dhënien vullnetare të gjakut...
Rreth 25 të punësuar nga 35 sa numëron Ndërmarrja Publike “Kumanovaparking”, sot janë kyçur në dhënien vullnetare të gjakut në kuadër të aksionit “Dhuro gjak, shpëto jetë”.
Në këtë aksion është kyçur edhe drejtori i ndërmarrjes, Fadil Shabani.
Ndryshe, se të punësuarit e kësaj ndërmarrje janë humanë dëshmon fakti se ata vetëm brenda disa muajve për herë të dytë kyçen në aksionin “Dhuro gjak, shpëto jetë”.
NEXHAT AQIFI
