Pagesat rrugore, për tre muaj mblidhen mbi 9 milion euro

31.07.2022 18:35

Brenda tre muajsh në pikë pagesat rrugore....

Brenda tre muajsh në pikë pagesat rrugore në vend janë mbledhur mbi 9,4 milionë euro.

Të ardhurat nga pagesa e pikave pagesore në Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në tremujorin e parë të këtij viti arrijnë 581 milion e 137 mijë e 560 denarë, ose mbi 9,4 milionë euro, gjegjësisht 16,37 për qind nga të ardhurat e përgjithshme të planifikuara në këtë bazë për vitin 2022.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të ardhurat nga pikat pagesore janë më të larta për 6,81 për qind.

Nga pjesa e akcizës nga derivatet e naftës, të ardhurat NPRRSH-së në tremujorin e parë të këtij viti janë 992 milion e 499 mijë e 126 denarë, gjegjësisht 21,34 për qind nga planifikimet për këtë  viti.

Të ardhurat në këtë bazë në tre muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 50,54 për qind.

Sipas raportit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, të ardhurat nga kompensimi për shfrytëzimin e rrugëve publike për automjete motorike dhe ndihmëse që paguhet gjatë regjistrimit të automjeteve janë 406 milion e 271 mijë e 881 denarë ose mbi 19 për qind nga mjetet e planifikuara për këtë vit.