Takimi Sançez-Kovaçevski, Sançez: RMV një hap më afër drejt BE-së

31.07.2022 20:21

Mbështetje e fuqishme për eurointegrimin e vendit....

Mbështetje e fuqishme për eurointegrimin e vendit erdhi nga kryeministri i Spanjës Pedro Sançez në takim me homologun  e tij Dimitar Kovaçevski në Shkup.

Sançez vlerësoi lartë reformat e bëra dhe shprehu gadishmërinë për të ndihmuar institucionet e vendit gjatë kryesimit me Unionin në pjesëen e dytë të vitit 2023. Kreu i ekzekutivit spanjol arsyetoi kompromiset e bëra nga Maqedonia e Veriut për të qenë pjesë e projektit Bashkim Europian.

“Për popullin maqedonas, shqiptarë si dhe për BE-në kjo është shumë e rëndësishme. Falënderoj mbarë popullin në Maqedoninë e Veriut për zemërgjërësinë dhe përgjegjësinë  tuaj, duke vënë vizionin europian para çdo interesi tjetër. Bëtë punën e duhur, zh’bllokuat rrugën e cila do ta çoj Maqedoninë e Veriut në vendin ku duhet të jetë. Maqedonia e Veriut është në Europë si gjeografikisht ashtu edhe historikisht dhe tani jeni një hap më afër deri tek qëllimi juaj i dëshiruar.” – tha Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez.

Kovaçevski: Nuk heqim dorë nga BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi përkushtimin e qeverisë për të realizuar vizionin europian, si opsion pa alternativë.

“Ne jemi të gatshëm për BE-në dhe me hapa të fortë shkojmë përpara drejrt anëtarësimit të plotë në Union. Ky është një proces nga I cili s’do heqim dorë pasiqë vendi ynë është në BE. Mbyllëm një kapitull dhe po hapim një të ri europian në të cilin do të ndajmë ardhmëri europiane me miqtë tanë sikurse Spanja. Shikojmë para drejt BE-së, dhe shtetit me vlera europiane të cilin do t’ia lëmë gjeneratave që pasojnë.” – u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Sançez takon presidentin Pendarovski

Kryeministri Pedro Sançez ka takuar edhe presidentin, Stevo Pendarovski. Maqedonia e Veriut dhe Spanja do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në më shum fusha me theks të veçantë në sferën e mbrojtjes si dy shtete anëatre në NATO. (Meral Ismaili, TVM2)