Nga sot ngrohja qendrore shtrenjtohet për mesatarisht 15%
Nga sot rriten çmimet e ngrohjes qendrore....

Nga sot rriten çmimet e ngrohjes qendrore në kryeqytet mesatarisht për 15%. Këtë e njoftoi ditë më parë drejtori i Komisionit Rregullator, duke shtuar se arsyeja e vetme për këtë është rritja drastike e çmimit të gazit natyror në tregjet botërore.
Për dhjetë herë është rritur çmimi i gazit natyror në bursat botërore, nga viti i kaluar deri më tani, që do të rezultojë me të paktën 15% shtrenjtim të faturave të ngrohjes qendore në Shkup.
Ndërsa, kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski po i paralajmëron qytetarët për krizën energjitike duke shtuar se ky dimër do të jetë një ndër më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore. Ai premton se familjet sociale me të ardhura të ulëta do të ndihmohen nga qeveria me masat anti-krizë që po përgatiten.
