Çavushoglu: Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka për ta ulur tensionin në Kosovë

01.08.2022 11:34

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushoglu....

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushoglu ka ndërhyrë me një telefonatë pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.

Çavushoglu njoftoi se ka biseduar në telefon me homologët e tij, ministren, Donika Gërvalla dhe ministrin e Serbisë, Nikolla Selakoviq.

“Fola me homologët e mi serb dhe kosovar në lidhje me tensionin e fundit. Paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë prioritet për Turqinë”, shkroi Çavushoglu në Twitter

Kryediplomati turk tha se “tensionet e reja nuk do ta ndihmojnë askënd”.

“Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ulur tensionin”, thuhet në reagimin e Çavushoglut.