Rama, thirrje Vuçiçit: Mos ushqe me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veri të Kosovës

01.08.2022 11:52

Kryeministri shqiptar, Edi Rama....

Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, i bëri një thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas tensioneve në veriun e Kosovës, mbrëmjen e së dielës.

“Qeveria e Kosovës ka detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit. Marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër, janë për t’u zbatuar, jo për t’u diskutuar. I bëj thirrje Presidentit të Serbisë që të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi grupe të caktuara në veriun e Kosovës, që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje që duhet zbatuar dhe është e vlefshme për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut Kosovë-Serbi”, - u shpreh Edi Rama.