Botë

Rama, thirrje Vuçiçit: Mos ushqe grupe të caktuara në veri të Kosovës

01.08.2022 13:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se Qeveria e Kosovës e ka për detyrë që të zbatojë marrëveshjet...

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, thotë se Qeveria e Kosovës e ka për  detyrë që të zbatojë marrëveshjet, duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga pavarësia . Mos ushqe me iluzione grupe të caktuara në veri  të Kosovës, porosit  Rama presidentin serb Vuçiç.
 
“Ne e përshëndesim edhe shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje që u kërkuara edhe nga SHBA përms ambasadorit të tyre në Prishtinë.I bëj thirrje Presidentit të Serbisë që të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi apo alibie,  grupe të caktuara në veriun e Kosovës, që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje që duhet zbatuar dhe është e vlefshme për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut Kosovë-Serbi“, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
 
Nisma “Ballkani i Hapur”, Rama: Kosova të bashkangjitet, pa njohje s’ka NATO
 
Rama fton Kosovën t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, pasi vetëm nëpërmjet dialogut  sipas tij, mund të binden vendet që nuk e njohin si shtet të pavarur, që të pranojnë antarësimin e Kosovës  në NATO.
 
“Si mund ta bindim Spanjën dhe këto vende të tjera që të pranojnë të fusin në NATO një vend që nuk e njohin përveçse nëse njohja vjen përmes shtyrjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. A e kuptoni që Kosovën nuk e fusim dot as në “Partneritetin për Paqe”. Unë besoj shumë fort te “Ballkani i Hapur”, te fuqia e njerëzve kur ulen rreth një tryeze edhe kur janë komplet në pozicione të ndryshme me njëri-tjetrin. Asgjë nuk vjen nga qëndrimi në distancë“, theksoi Rama.
 
Spanja vazhdon të mos e njohë Kosovën, Sanchez: Është shkelur e drejta ndërkombëtare
 
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez  nga  Tirana ka riargumentuar mosnjohjen , me faktin se Spaja vlerëson se është shkelur e drejta ndërkombëtare.
 
“Ne mendojmë se është deklaratë e njëanshme e pavarësisë dhe mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi. E themi me gjithë respektin që kemi popullin shqiptar.Është një opinion që ndahemi me Shqipërinë por kjo nuk do të thotë në kuadër të integrimit europian nuk nxisim dialogun Serbi – Prishtinë”, u shpreh kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. 
 
Pranon se Spanja dhe Shqipëria kanë mosmarrëveshje për njohjen e Kosovës, por sipas tij mosmarrvehsjet mes dy vendeve mike, janë normale.
 
FLUTURA LATIFI