Maqedoni
Refuzimi i idesë për refendum, VMRO: Kovaçevski i ik vullnetit të popullit
01.08.2022 16:06
VMRO DPMNE akuzon kyeminisrin Dimitar Kovaçevski dhe presidentin e Republikës Stevo Pendarovski....

VMRO DPMNE akuzon kyeminisrin Dimitar Kovaçevski dhe presidentin e Republikës Stevo Pendarovski se me refuzimin e propozimit të tyre për referendum për kornizën negocuese i ikin vullnetit të qytetarëve dhe se me këtë kornizë po bullgarizojnë maqedonasit.
“Nëse Kovaçevski beson në vete se ajo që bën është e drejtë le të del në referendum.”,- thonë nga partia e Mickovskit.
VMRO: Pendarovski zgjodhi polirtikën anti maqedonase
Në shënjestër edhe kreu i shtetit, i cili sipas VMRO-DPMNE-së është bërë bashkëpunëtor, siç thonë, në tradhëtinë e kësaj Qeverie.
“Stevo Pendarovski, publikisht hoqi dorë nga interesat nacionale maqedonase dhe interesat e Qytetarëve dhe zgjodhi polirtikën anti maqedonase dhe dëshmoi se nuk është në anën e qytetarëve por në anën e interesave të ngushta politike antishtetërore të LSDM-së, të Dimitar Kovaçevskit dhe Zoran Zaevit si bartës i të gjitha dështimve të Republikës së Maqedonisë.”, tha Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.
Pendarovski: me refuzimin e pikës katër, s’ka integrim
Kreu i shtetit Stevo Pendarovski u deklarua kundër idesë së VMRO-DPMNE-së për referendum për shkak të formulimit të pyetjes që pretendon të bëjë opozita. Sipas tij, mbajtja e një referendumi do të ishte e pranueshme vetëm nëse qytetarët pyeteshin nëse janë për anëtarësimin e vendit në BE ose jo. Çdo formulim tjetër, sipas tij ka për qëllim devijimin e procesit integrues.
“Përpiqen të bëjnë formulim që pika katër, kryerreshti pesë të kontestohen në korrnizë. E dini çdo të thotë kjo?! Ato janë Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë. Unë mendoj se është korrekte që deklarohen se janë kundër. Vetëm një pyetje është me relevancë për mua. A doni që Republika e Mqedonisë së Veriut të jetë anëtare e BE-së?”- ka deklaruar presidenti në intervistë për Kanal 5.
LSDM: Askush s’përkrah idenë për referendum
Reagoi edhe partia e kryeministrit Kovaçevski.
“Hristijan Mickovski dhe Dimitar Apasiev janë politikanë e vetëm që janë deklaruar publikisht si politikanë anti BE, të cilët punojnë kundër integrimit. Sot, veç Apasievit dhe Të Majtës pro ruse askush nuk beson në gënjeshtrat e Mickovskit, aq më pak dikush ta përkrah në idenë për referendum, që i shërben për nevoja brendapartiake.” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Në ndërkohë, zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, thotë se pas heqjes së vetos bullgare, zhvillimi i negociatave është përgjegjësi vetëm e subjektet politike vendore. Konsideron se menjëherë duhet hapur dialogu politik mes partive për të diskutuar ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të ndodhin gjatë periudhës së skriningut, që sipas Mariçiçit mund të zgjasë rreth 16 muaj.
SHPËTIM NUREDINI
