Botë

Granatime ruse në disa qytete të Ukrainës, Zelensky: Sulme brutale, po vrasin të pafajshëm

01.08.2022 16:20

Granatatat ruse kanë rënë në disa lagje në qytetin Mykoliv....

Granatatat ruse kanë rënë në disa lagje në qytetin Mykoliv. Si pasoj e këtyre bombardimeve humbi jetën një prej biznesmenëve më të pasur të Ukrainës, manjati i grurit Oleksiy Vadatursky dhe gruaja e tij. Tre persona të tjerë raportohet se janë plagosur. Granatime u raportuan edhe në rajonin verilindor Sumy dhe në qytetin jugor të Nikopolit. Presidenti Volodymyr Zelenskyy granatimet i përshkruajti si "brutale". 
 
“Ndodhi një nga granatimet më brutale të Mykolaiv dhe të gjitha rajonit. Pushtuesit goditën ndërtesa banimi, shkolla, infrastruktura të tjera sociale, objekte industriale. Sulmi rus mori jetën e Oleksiy Vadaturskyi dhe gruas së tij Raisa, themeluesit të një prej kompanive më të mëdha bujqësore ukrainase "Nibulon", Hero i Ukrainës. Këta njerëz dhe kompanitë e tilla ukrainase kanë qenë garantues të sigurisë ushqimore në botë.”, tha Volodymyr Zelenski, presedenti i Ukrainës.
 
Niset anija e parë me grurë nga Odessa, Be: Hap shumë i rendësishëm
 
Pavarsisht luftimeve në terren, nga porti i Odesës u nis anija e parë me drithë nga Ukraina. BE e konsideron një hap të rëndesishëm, ri-fillimin e eskportit të grurit, Kremlini u rikujton se janë partnerë të besueshëm.
 
“Pra, ky është hapi i parë shumë i rëndësishëm dhe shumë i mirëpritur dhe ne presim me padurim zbatimin e të gjithë marrëveshjes dhe rifillimin e eksporteve ukrainase për klientët në mbarë botën me atë që ata kanë nevojë për shkak të pasojave negative të Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe bllokimi i porteve të Ukrainës po prek njerëzit më të cenueshëm në Afrikë, në Azi dhe në Lindjen e Mesme.”, tha Peter Stano, zëdhënësi i komisionit evropian për punët e jashtme.
 
Rusia: Jemi partnerë të besueshëm
 
“Një mundësi e mirë për të testuar efektivitetin e mekanizmave për të cilët u ra dakord në Stamboll. Le të shpresoj që marrëveshjet do të zbatohen nga të gjitha anët dhe se mekanizmi do të funksionojë në mënyrë efektive.”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.
 
Anija e mallrave Razoni me flamurin e Sierra Leones u nis nga Odesa për në Liban, tha ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Një deklaratë nga Kombet e Bashkuara tha se Razoni bartte mbi 26,000 tonelata misër. Anija pritet të arrijë në Stamboll të martën, ku do të inspektohet përpara se të lejohet të vazhdojë lundrimin për në Liban.
 
FARIJE DAUTI BAKIU